Covid-19 i merr jetën mitropolitit Lagadha/ Klerikët tërheqin deklaratat se në shtëpinë e Zotit, virusi s’infekton
Mitropoliti i Lagadhasë në Selanik ka humbur jetën këtë mëngjes, si pasojë e komplikacioneve nga Covid-19.
62-vjeçari imzot Ioanis është ierarku i parë i lartë në Greqi që humb jetën prej Covid-19, ndërsa në spitalet e vendit mbahen të shtruar disa mitropolitë dhe eksponentë të lartë të kishës ortodokse greke.
Edhe sodi i shenjtë i kishës greke tashmë ndodhet në karantinë, pas konfimimit me Covid të një pjese të stafit të këtij sinodi.
Autoritet greke kanë bërë thirrje për rritjen e masave të sigurisë në institucionet fetare, në të cilat nuk lejohen të kryejnë ritet fetare më shumë se 9 vetë njëkohësisht, teksa janë pezulluar dasmat dhe pagëzimet, kurse varrimet bëhen me pjesëmarrje të kufizuar dhe vetëm të anëtarëve të afërt të familjes të të ndjerit.
Duket se shtimi i rasteve me Covid në rrathët e priftërinjve dhe evidentimit të kishave dhe xhamive si vatër të përhapjes së Covid ka detyruar edhe sinodin e shenjtë grek që t’u dërgojë një qarkore të brendshme të gjithë priftërinjve dhe institucioneve të kishës ortodokse, ku kërkohet marrja e masave shtesë së sigurisë dhe heqja dorë prej deklaratave se në shtëpinë e Zotit, Covid nuk infekton.
Deklarata të ngjashme kanë krijuar jo pak reagime në opinionin publik vendas.
Top Channel