Corona Virus në Itali, Tom Cruise detyrohet të izolohet

Aktori i njohur i Hollivudit, Tom Cruise, është detyruar të izolohet në një hotel luksoz në Venecia. Ai ishte atje për të bërë xhirimet për filmin “Mision Impossible 7”, por këto xhirime u ndërprenë  pas një shpërthimi të koronavirusit në Itali, ka bërë të ditur gazeta e njohur britanike Daily Mail.

Aktori dëshironte të fillonte xhirimet në disa nga pjesët më piktoreske dhe më të njohura të qytetit lundrues, por xhirimet u bllokuan, pasi autoritetet vendosën një bllokim total të të gjihë aktiviteteve, në mënyrë që të ndalojnë përhapjen e mëtejshme të sëmundjes vdekjeprurëse.

Ylli i Hollivudit kishte parashikuar që të merrte një gondolë nëpër kanalet e lashta të qytetit dhe të xhironte disa skena në sheshe të ndryshme mesjetare, që janë gjithashtu pamjet turistike të njohura.