![](https://story.al/wp-content/uploads/2020/02/Tom.jpg)
Corona Virus në Itali, Tom Cruise detyrohet të izolohet
Aktori i njohur i Hollivudit, Tom Cruise, është detyruar të izolohet në një hotel luksoz në Venecia. Ai ishte atje për të bërë xhirimet për filmin “Mision Impossible 7”, por këto xhirime u ndërprenë pas një shpërthimi të koronavirusit në Itali, ka bërë të ditur gazeta e njohur britanike Daily Mail.
Aktori dëshironte të fillonte xhirimet në disa nga pjesët më piktoreske dhe më të njohura të qytetit lundrues, por xhirimet u bllokuan, pasi autoritetet vendosën një bllokim total të të gjihë aktiviteteve, në mënyrë që të ndalojnë përhapjen e mëtejshme të sëmundjes vdekjeprurëse.
![](/wp-content/uploads/2020/04/Alviero-400x150-1.png)