“Copë ylli”, Kejvina Kthella ia heq trurin ish-partnerit të Anna Likës

Velina e re e emisionit “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella prej kohësh është në qendër të mediave rozë. Modelja e ardhur nga Italia ka realizuar një set fotosh të reja artistike, ku përveç ekspozimit të pasmeve është komentuar për disa foto ku pozon me gjoksin e majtë jashtë. Kaq ka mjaftuar dhe direkt kanë plasur komentet në Instagram, ku mes të cilëve ka nga ata që i kërkojnë pse jo të zhvishet fare. Në njërën prej fotove ka komentuar edhe moderatori shumë simpatik Albi Isakaj, të cilin sezonin e kaluar e pamë në spektaklin “Dance with me”, si partneri në skenë i aktores, Anna Lika. “Copë ylli”, i komenton ai poshtë një fotoje ku ajo ka veshur vetëm një xhaketë xhins sipër. Nuk dihet nëse ata kanë njohje mes tyre, apo kjo është thjesht miqësi e re virtuale. /Story.al/