Çoi drejt ndarjes Jennifer Lopez me Alex Rodriguez, rrëfehet Madison LeCroy: S’jemi prekur kurrë fizikisht… thjesht flirtuam
Flet për herë të parë vjaza që ështe përfolur që ka prishur romancën me Jlo dhe Alex Rodriguez.
Çifti Jenifer Lopez dhe Alex Rodriguez njoftojnë zyrtarisht ndarjen.
Ylli i perfomancave skenike dhe ish-lojëtarit i bejsbollit pas një raporti 4-vjeçar dhe një fejese 2-vjeçare vendosën të ndjekin rrugë të ndara.
Përflitet se arsyeja që solli ndarjen e çiftit është një tradhëti e mundshme e ish-lojtarit të bejsbollit.
Bëhet fjalë për Madison LeCroy, ylli i reality show-t “Southern Charm” e cila është përfolur të ketë patur një flirt me Alex-in. Në një intervistë për Page Six, ylli 30-vjeçar është shprehur:
Ai kurrë nuk e ka tradhëtuar fizikisht të fejuarën e tij me mua . Ne kemi folur vetëm në telefon por nuk kemi patur kurrë raport fizik. Ai më kontaktoi mua në ‘instadirect’ por përveç kësaj nuk ka asgjë me nesh. Alex është vetëm një i njohur.
Pavarsisht kësaj çifti i dha fund romancës duke sqaruar se:
Ne e kemi kuptuar që jemi më mirë si miq dhe presim të mbetemi të tillë. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe të mbështesim njëri-tjetrin në bizneset dhe projektet tona të përbashkëta. Ne i urojmë më të mirën njëri-tjetrit dhe fëmijëve të njëri-tjetrit. Për respekt të tyre, i vetmi koment tjetër që kemi për të thënë është faleminderit për të gjithë ata që kanë dërguar fjalë të mira dhe mbështetje.
Lopez nuk i ka kthyer ende unazën e fejesës prej 1.8 milion dollarë Rodriguez-s. Por një burim pranë tyre shton se dyshja shkëmbyen “një sasi të madhe bizhuterish”, ndërsa ishin së bashku, kështu që me sa duket nuk është diçka për të cilën A-Rod dotw pendohet.
(o.l./dosja.al)