Ç’ndodhi mes ish-kolegëve? ‘Erjona m’u duk si Luana, unë dua të jem Flor Gjini’
Përveç arsyes së largimit nga Top Channel, Flori Gjini u ndal gjatë edhe tek marrëdhënia me ish-kolegen, Erjona Rusi. I pyetur nga Aulona Musta nëse për gjithë vendimet që ka marrë gjatë kësaj periudhe a është këshilluar me të, Flori tha “Jo” në mënyrë të prerë, për të zbuluar më tej se nuk ka një raport të mirë me të.
“Jo nuk jam këshilluar sepse unë dhe Erjona kishim një bashkëpunim profesional me njëri-tjetrin. Unë përpiqem që në vendin e punës të mos bëj miq të ngushtë. Përpiqem të bëj miq të mirë, kolegë të mirë. Me Erjonën kishim një marrëdhënie jo shumë të ngushtë dhe kjo është e vërteta sepse largimi im për Pushime on Top ndërkohë që unë isha nga një skaj në një skaj tjetër të Shqipërisë, kur vjen momenti për të diskutuar për vazhdimin e sezonit, sigurisht ndoshta edhe në komunikim nga kolegët edhe drejtuesit ishin bërë mbledhje, mbledhje në të cilat unë nuk kisha qenë prezent.
Mbledhje në të cilat Erjona kishte folur, pa doreza me dëshirën e madhe edhe për ta drejtuar vetë atë program, në çfarëdo lloj rangu, edhe në atë të autorësisë. Gjë që nuk ishte pranuar për aq kohë sa doli ashtu siç doli. Unë e kam një besdi shumë të madhe këtë lloj raporti. Vetë jam shumë i sinqertë dhe duke qenë se sinqeritetin tim e ndaj me këdo që bashkëpunoj. Nëse kam diçka për shembull për t’ja thënë Aulonës ja them Aulonës përballë. Largimi im nuk ishte një plotësim dëshire i askujt prej kolegëve, por ndoshta ishte një kënaqësi që duhet ta plotësoja për të gjitha palët. Nuk më vjen aspak keq. Nuk kam marrëdhënie shoqërore, të afërt me të.”- u shpreh Flori duke shtuar se emisionin e ri të ish-koleges nuk e ka ndjekur.
Në lidhje me programin e ri të Erjonës, Flori u shpreh:
“Nuk e kam ndjekur sepse kam ndjekur programin tim dhe për koiçidencë edhe programi i saj është në të njëjtën fashë orari më kanë thënë. Kemi dy audienca të ndryshme. Unë do të kem njerëz të thjeshtë, të vërtetë në program sepse dua të jem Flori si Flor Gjini. Jo ai që do të duket si dikush tjetër.
Hmm, një tjetër thumb. Kush është ai/ajo që do të duket si dikush tjetër sipas Florit?
“Kam parë vetëm një postim në rrjete sociale dhe për të thënë të vërtetën m’u duk si Luana Vjollca. Nuk e kuptova që ishte Erjona. Unë dua për vete të mos dukem si dikush tjetër. Programi i Luanës, “Shiko Kush Luan” ka qenë të shtunën edhe i Erjonës po të shtunën. Edhe ai ka thuajse të njëjtin titull, me luan me duket, ma kujto pak. Aty thashë mos është rikthyer Luana.”- vazhdoi Flori, i cili i referohet emisionit të ri të Erjona Rusit, “S’e luan topi”.
Anabelmagazine