Ç’ndodhi? J. Lo & Ben Affleck duken të tensionuar në videon virale dhe njerëzit kanë ca teori!
Njerëzit po përpiqen të deshifrojnë një shkëmbim fjalësh dhe shikimesh mes të sapomartuarve Jennifer Lopez dhe Ben Affleck pas një videoje virale që duket se tregon çiftin në një moment të tensionuar.
Dyshja u pa ndoshta duke u grindur në festën e 18 janarit për “Shotgun Wedding”, filmin ku luan aktorja dhe Josh Duhamel, i cili u shfaq premierë në Amazon Prime më 27 janar.
E shpërndarë në TikTok, në videon virale që është parë më shumë se 3.2 milionë herë, duket se Affleck është i mërzitur teksa flet me Lopez dhe ajo pi një gllënjkë nga gota (ndoshta) e saj.
Është e pamundur të dëgjosh se çfarë po i thotë aktori gruas së tij, por në një video dikush supozon se shkruhet:
“Nuk kam pirë asgjë, në rregull?”
Affleck ka qenë i hapur në të kaluarën për problemet e tij dhe trajtimin për varësinë ndaj alkoolit. Aktori u trajtua për herë të parë në vitin 2001. Sipas Newsweek, periudha e tij e fundit në rehabilitim ishte në gusht 2018, pas një ndërhyrjeje të organizuar nga ish-gruaja Jennifer Garner.
Në komente, disa njerëz po kritikojnë Lopez se nuk “po e mbështet rimëkëmbjen e bashkëshortit të saj”.
“Ata nuk do t’ia dalin! Nëse burri im do të shërohej, nuk do të pija kurrë! Kjo është çmenduri”, shkroi një përdoruese.
Megjithatë, të tjerë pohuan se Lopez nuk pi alkool dhe mund të ketë qenë thjesht duke shijuar pijen e Affleck.
Dikush sugjeron një skenar tjetër:
“Ajo nuk para pi alkool. J. Lo po provon pijen e tij për të parë nëse është alkool.”
Dhe një tjetër i bashkohet të njëjtës ide:
“Ajo po kontrollon 100% pijen e tij”.
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u fejuan në prill të vitit 2022 dhe u martuan në Las Vegas më 16 korrik 2022. Çifti u fejua për herë të parë 20 vjet më parë në 2002-shin.
Burimi: Pop Crush
Anabelmagazine