Ç’ndodhi?! Hygerta Sako braktis dashurinë e fundit për dashurinë e saj të parë!

Nëse do ta krahasonim Hygerta Sakon sot me atë të 1995-ës, me siguri nuk do të gjejmë ndonjë ndryshim të madh, pasi ajo ruan të njëjtën bukuri si atëherë kur fitoi kurorën e më të bukurës së Shqipërisë.
Miss-i me një karrierë të gjatë më pas në botën e spektaklit dhe televizionit, ndër më të spikaturat moderatore të botës së sportit, duket se po e braktis këtë dashuri të fundit, sportin, për dashurinë e saj të parë, skenën e miss-eve. Por kësaj here për të festuar dhe moderuar 25 vjet histori, me 25 konkurrente, që garojnë këtë vit për kurorën e “Miss Shqipëria”.
Ajo do të ngjitet të shtunën, në skenën e spektaklit në sheshin Italia në Tiranë. Për revista “Story”, Hygerta tregon: “Kam dorëzuar kurorën e “Miss Shqipëria” në ’98-ën dhe pas 25 vjetësh ngjitem sërish si prezantuese në këtë përvjetor”. Ndërkohë Hygerta, moderatorja e “Rubrika Sportive” në RTSH dhe disa programeve të tjera mjaft të ndjekur, e ka prezantuar “Miss Shqipërinë” në vitet 2000 dhe 2002, por kësaj here spektakli merr vlera historike, pasi “Miss Shqipëria” feston çerek shekullin e parë.
Këtë vit “Deliart Association” është ndalur aty ku e nisi 25 vjet më parë historinë e të vetmit konkurs bukurie në Shqipëri. Mbrëmjen e 8 korrikut Tirana do të mirëpresë garën e këtij viti, që është konceptuar në një mbrëmje që e tejkalon një garë tipik bukurie. Një spektakël që rezervon shumë surpriza, në një nga zonat më “in” të momentit, në sheshin “Italia”.
Me prezantimin e Hygerta Sakos, mbrëmja e kësaj të shtune, përveç 25 konkurrenteve të këtij edicioni do të ngjisë në skenë edhe artistë të jashtëzakonshëm, të ftuar të ndryshëm si; Stresi, Nrg Band, Adelina Tahiri, West Side Family, Armaldo Kllogjeri, Endri dhe Stefi, Orgesa Zaimi, Kastro Zizo, Stine, Çiljeta, dhe artiste te rinj si Koko Antonel apo Giacomo Merlo. Juria e përbërë nga figura të fushave të ndryshmesi; Arta Dade, Aldona Elezi , Inis Gjoni, Kastriot Caushi, Altin Hazizaj, Gent Shkullaku, Zana Guxholli, Çiljeta, Drita Ziri dhe Niko Komani do të votojnë për mbretëreshën e këtij viti./www.story.al