Ç’ndodhi? Bledi Mane shpërthen keq ndaj Nitës: Mosmirënjohëse amatore!

Bledi Mane është një nga banorët i cili shpesh është vendosur në qendër të mediave sociale për shkak të deklaratave që ai bën. Këtë herë ka qenë Nita Latifi, të cilës gazetari mëngjesin e kësaj të marte i ka dedikuar një postim në rrjetin e tij social Instagram.

Bledi thekson se ishte ai që e mbështeti Nitën e mbajti afër, e vuri në qendër të vëmendjes në shtëpinë më të famshme, por pas daljes sipas tij ajo është treguar mosmirënjohëse.

“Ditën e dytë pasi hyra në ‘Big Brother’ hapa frigoriferin dhe ç’të shoh? Aty brenda gjeta suxhuk, djathë, avokado dhe Nitën. Këtë të fundit banorët e tjerë e kishin harruar te ngrirja ndaj e nxora, e mbajta afër, e orientova, e iluminova, e mësova të ecë vetë në jetë por si mosmirënjohëse amatore që është e tregoi veten shumë shpejt. Tani që edhe në Prishtinë ia pinë lëngun e kanë futur përsëri në frigorifer… #lutuPërNitën”, shkruan Bledi në postimin e tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bledi Mane (@bled_mane)

Kujtojmë që gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP” Bledi dhe Nita kishin marrëdhënie shumë të mirë. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes tyre jashtë shtëpisë, por gazetari duket shumë i revoltuar. Mbetet për t’u parë nesë vetë Nita do të reagojë pas këtij postimi..