Ç’ndjen sot babai “i dhunshëm” i Ermal Metës për të birin? Gjithçka ai e shpreh hapur në rrjetet sociale

Kantautori shqiptar, Ermal Meta dhe Fabrizio Moro fituan çmimin e madh të “Sanremos”, duke u shpallur fitues me këngën e tyre “Non mi avete fatto niente”. Pas peripecive me pezullimin njëherë nga gara e me pas me hyrjen sërish në konkurrim, shqiptari Meta dhe italiani Moro befasuan me interpretimin e tyre dhe performance, eqë u cilësua e jashtëzakonshme, duke bërë për vete publikun Italian, që i morën edhe votat. Kënga “Non mi avete fatto niente” ka në thelb terrorizmin. Ndërkohë që më herët mediat kanë shkruar për marrdhënien e vështirë të këngëtarit me babain, i cili thuhet të ketë qenë i dhunshëm. “Kjo këngë ju sjell ndër mend aspekte apo momente të jetës suaj private?”, ka pyetur një gazetare Ermal Metën gjatë një programi në Rai Uno. Përgjigja e tij ishte e qartë dhe njëherësh tepër emocionuese: “Kur e kam kënduar për herë të parë më erdhi në mend fëmijëria ime. Doja të këndoja me forcë: Bastard, nuk me bëre dot asgjë”, shkruan Panorama Plus. Nuk është hera e parë që Meta flet për raportin e tij shumë konfliktual me të atin e dhunshëm dhe se si ai i shkatërroi fëmijërinë. E pavarësisht kësaj, po t’i hedhësh një sy profilit në Facebook të babait të tij, Gëzim Meta, duket se ky raport nuk është aq i krisur. Gëzim Meta ka qenë tifoz dhe mbështetës i djalit të tij që merrte pjesë në “Sanremo” këtë vit dhe në profilin e tij në FB, shihen postimet që ai bën duke i uruar suksese. Madje mbrëmjen e fitores, Gëzim Meta ka postuar edhe foton e të birit në momentin që kishte marre çmimin. Ai ka marrë qindra urime në FB për fitoren e djalit, të cilave u është përgjigjur me përzemërsi dhe lumturi, duke i ndjerë madje krenar për fitoren e të birit.