
Çmimi marramendës i veshjes së Kidës rrëmben vëmendjen e ndjekësve
Kida është një nga këngëtaret më të dashura shqiptare. Artistja është bërë pjesë e tregut që në moshë të vogël dhe gëzon dhjetra hite. E kjo ndër të tjera përkthet edhe në të ardhura.
Së fundmi, Kida ka rrëmbyer vëmendjen e gjithë ndjekësve me veshjen e saj që ka një çmim marramendës.
Vetëm byzylyku i saj kushton 43 mijë e 300 euro nga “Cariter”. Çanta e Kidës bën 2 mijë e 900 euro nga “Louis Vuitton”, bluza kushton 430 euro nga “Dion Lee”, çizmet e saj bëjnë 530 euro, pantallonat kushtojnë 61 euro nga “Missterss Rocks” dhe unaza e saj kap vlerën prej 1 mijë e 920 euro.
Kjo veshje e Kidës në total kap shifrën 54 mijë 541 euro.