Çmimi i parë për urimin më të bukur të 8 marsit i shkon Elvanëëëëës

Elvana ka uruar gratë në ditën e 8 marsit me një foto që dukshëm është mirëmenduar dhe konceptuar para realizimit. “Për të gjitha femrat që më mësuan respektin, sinqeritetin dhe përuljen. Për të gjitha femrat që më inspiruan mua, ndryshuan jetën e tyre, bënë diferencën, folën për të tjerët”, ka shkruar ajo bashkangjitur pyetjes për femrën më inspiruese në jetën e secilit ndjekës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa)

Elvana u rikthye me postim në ‘Instagram’ ku më shumë nuk është aktive, në këtë ditë të mbushur me urime dhe fjalë të bukura. Por nuk postoi një foto me nënën apo motrën, siç kanë bërë shumica (megjithëse ky urim është veçanërisht i dedikuar për to). Këngëtarja qartasi është frymëzuar nga Frida Kahlo, imazhi i gruas luftarake dhe të fortë që ka pasur specifik të sajën edhe lulet në flokë.

Sa mirë do ishte të ishim të gjitha pak Frida në jetën tonë./revistawho.com