Çmimi i naftës kap rekordin në Shqipëri, Semi Jaupaj ju tregon si të shpëtoni nga kjo situatë
Çmimi i naftës në Shqipëri ka shkuar në 230 lekë për litër. Përveç faktorëve të brendshëm, një nga shkaqet kryesore është situta mes Ukrainës dhe Rusisë, e cila ka rritur çmimin në bursën ndërkombëtare.
Kjo rritje rekord ka sjellë reagimin e Semi Jaupajt, shoqes së Bora Zemanit. Ish-banorja e BBV ka postuar disa fotografi duke pozuar në makinë ku ka treguar se si po e zgjidh problemin e këtij fenomeni.
“Nafta shumë e shtrenjtë ndaj zgjedh të jem pasagjere”, ka qenë përshkrimi në foto, duke treguar se Semi nuk e përdor më makinën për shkak të rritjes së çmimit.
Semi Jaupaj, shoqja e ngushtë e Bora Zemanit ka deklaruar se kjo e fundit dha një sinjal të madh në momentin që pranoi ta takonte Donaldin, me të cilin shkëmbeu edhe puthjen në buzë.
Sipas saj, Donaldi nuk kishte nevojë për sinjal tjetër sepse ishte e dukshme ndjenja. “Sinjali më i madh ishte që erdhi, dhe fakti që erdhi pavarësisht se jo për atë, por pranoi ta takonte tregonte shumë.
S’besoj se duhet të kishte sinjal më të madh për të treguar dashurinë që kishte. Se Bora nuk bënte gjë publike”, deklaroi Semi në Post Big Brother VIP.