Çmimet “Emmy” mbahen virtualisht, si u veshën yjet nga shtëpia?

Ceremonia e çmimeve “Emmy” ishte mjaft ndryshe këtë vit për shkak të pandemisë.

Të famshmit u lidhën me kamera nga shtëpitë e tyre, por kjo nuk i pengoi të visheshin mjaft elegantë.

Ndërsa në Staples Center u shfaq Jennifer Aniston, ku mori vëmendjen e të gjithëve me fustanin e zi.

Ajo ishte e nominuar për rolin e saj në “The morning show”. Por si ishin veshur yjet e tjerë në shtëpitë e tyre?

Nga Zendaya në pamje mahnitëse nga Christopher John Rogers dhe Giorgio Armani te Tracee Ellis Ross, shikoni të gjitha pamjet e veshura në natën më të madhe të televizionit.