Çmimet e Festivalit “Moisiu” Tiranë

Edicioni i dytë i Festivalit të Teatrit Shqiptar, u mbyll me triumfin e disa shfaqjeve pjesëmarrëse, si “Vizita” e Teatrit “Migjeni” Shkodër, e cila rrëmbeu tre çmime, për muzikën, skenografinë dhe shfaqjen më të mirë në të gjithë komponentët; shfaqja “1984”, nga Teatri Kombëtar i Kosovës.

Aktori më i mirë i festivalit u shpall Adem Karaga (shfaqja “Nyjat” e Teatrit Shqiptar të Shkupit), ndërsa aktorja më e mirë, Edona Reshitaj për shfaqjen “Gadjo”, një bashkëprodhim i Teatrit Kombëtar Eksperimental dhe Qendra Multimedia Prishtinë.

Aktorët më të mirë të roleve të dyta u shpallën: Armela Demaj (shfaqja “Mbreti Lir”, Teatri i Metropolit) dhe Fisnik Zeqiri (shfaqja “Nyjat”)
Çmimi për aktorin/aktoren e re më të mirë të këtij edicioni shkoi për Flaka Latifin (shfaqja “1984”).

Iliriana Loxha Basha fitoi çmimin e kostumografisë për shfaqjet “Masë për masë”- Teatri i Gjakovës dhe Teatri i Prizrenit dhe “Vojcek”- Teatri Kombëtar i Shqipërisë).

Festivali ndau çmimin për dramën shqipe që shkoi për autorin Refet Abazi, si edhe çmimin e karrierës për regjisorin Gëzim Kame.

www.story.al