
I çmendur pas tij, ja çfarë ka bërë ky fans nga Vlora për Getoar Selimin
Getoar Selimi ka fansa aq të çmendur, sa kanë bërë edhe tatuazhet sikur të tijat. Mbrëmjen e kaluar reperi ka performuar në Vlorë, ku ka takuar njërin nga fansat e tij i cili për t’i ngjarë Gheto Geayt, ka bërë diçka që askush s’e ka bërë për artistët shqiptarë më herët. Fansi në fjalë, e ka dorën të mbushur me tatuazhe identike sikurse të Getit. “S’kam fjalë! Më ka surprizuar ky djali në Vlorë. E ka bo dorën e vet si dora jeme”, ka shkruar reperi, duke publikuar fotografinë ku krahason dorën e tij më të fansit dhe e dëshmon që janë identike, shkruan Prive.al.
