Ç’mendon ish-gruaja e Ben Affleck për ish-burrin, i cili po del me ish-të fejuarën?
Nëse ju ka shpëtuar si detaj, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck na kanë kthyer pas në vitin 2002, një periudhë magjike kur dy artistët kanë qenë çift. Tani që Jennifer u nda nga Alex, se ç’po i bën bashkë dy ish-at dhe bota nuk po ndalon së foluri. Ka ditë që mediat vlojnë për afrimitetin e tyre, por deri tani nuk ka asnjë shenjë se Ben dhe Jennifer kanë më shumë se miqësi mes tyre.
Dhe pas gjithë artikujve për ta, si ndihet Jennifer Garner, ish-bashkëshortja e Ben?
Plotësisht e qetë dhe e pashqetësuar për këto që fliten. Të paktën kështu thonë burime pranë aktores për ‘Entertainment Tonight’. “Ajo do më të mirën për Ben dhe nuk i intereson fare jeta e tij personale, mjafton fakti që është një baba i mirë për fëmijët e tyre”, shprehen miqtë e saj.
Megjithatë vazhdon të shkruhet në media që marrëdhënia mes Ben dhe Jennifer është veç miqësi dhe nuk është hera e parë që ata takohen, thjesht paparacët këtë herë arritën t’i kapin./revistawho.com