Ç’mendon Gigi Hadid për largimin e Bella-s nga modelingu?

Gigi Hadid është shumë e lumtur për motrën e saj Bella Hadid që i dha përparësi shëndetit dhe mirëqenies mendore mbi karrierën e saj, pasi kjo e fundit njoftoi shkëputjen nga modelingu.

Sipas Us Weekly, supermodelja, e cila aktualisht është në lidhje me Bradley Cooper, nuk mund të jetë më shumë krenare për motrën e saj për marrjen e vendimit për t’u larguar nga modelingu.

“Ajo e di se nuk ishte një vendim që Bella e mori lehtë, por diçka që do ta bëjë atë të ndihet më e përmbushur se kurrë”, shtoi burimi i brendshëm për motrat Hadid.

Së fundmi, në një intervistë për Allure, Bella foli për faktin se ka bërë një hap prapa nga modelingu dhe ka gjetur origjinalitetin në jetën e saj të re me të dashurin Adan Banuelos.

Modelja foli për fillimin e ri teksa i jep prioritet lumturisë së saj pothuajse 10 vjet pasi hyri në botën e modelingut.

“Pas 10 vitesh modeling, kuptova se po investoja kaq shumë energji, dashuri dhe përpjekje për diçka që, në planin afatgjatë, nuk do të ma kthente domosdoshmërisht.”

Burimi vazhdoi duke shtuar se Gigi e di se është një pushim i përkohshëm dhe Bella do të rikthehet në botën e modës.

popart.al