“Çmendet” Mimoza Shkodra, i blen Seldi Qalliut dhuratë 25 mijë Euro

Pak javë pasi shpallën fejesën, këngëtari Seldi Qalliu ka marrë dhuratën e festave nga Mimoza Shkodra. Ish-lojtari i “Big Brother” ka publikuar një foto në Instagram ku shihet me një orë Rolex në dorë, që po flitet se është dhurata që i ka bërë partnerja e tij që jeton në Zvicër. Ora Rolex është e tipit Day-Date, dhe kushton 24.640 euro. Seldi dhe Mimoza e bënë publike lidhjen e tyre nëpërmjet këngës “Dashni”.