Cllevio Serbiano jep intervistë në RTSH, vjen reagimi i fortë: Po prandajm paguajmë taks ne për “buzat” dhe “bespremët”
Reperi dhe personazhi i njohur në rrjetet sociale, Cllevio Serbiano, emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmeti, ka dhënë një intervistë për emisionin “Ditë pas Dite” të moderatores Fjodora Fjora në Radio Televizionin Shqiptar.
Por, lidhur me këtë intervistë, ka patur shumë reagime negative në rrjetet sociale, për shkak se një personazh si Cllevio i jepet kohë televizive dhe del flet në televizionin publik të paguar me taksat e shqiptarëve.
Një prej reagimeve ka ardhur nga Endrit Shabani i Nismës Thurje. Në një postim në rrjetet sociale, aishkruan se shqiptarët po blejnë me para një nivel bisede që nuk e gjen as tek cepi i lagjes.
Sipas tij, RTSH-së personazhe të tillë nuk i lejohen t’i nxjerrë për shkak se ajo nuk është biznes dhe i duhen klikime.
Ai shton më tej se dhjetra miliona euro që ne i japim çdo muaj, duhet të mjaftonin që, ndryshe nga mediat private, RTSH-ja të kujdesej për edukimin e të rinjve, dhe jo te gjëmonte “buzat” apo “bespremet”
Shabani shkruan se mesa duket qenka e vështirë të kemi gazetarë që nuk e zënë ethet e “megalluksit” apo media që nuk vuajnë nga virusi i “44 sakrificave”.