Cllevio i kërkoi falje, Noizy: Bëj art, mos u merr më me ‘live’

Prej disa javësh, kryefjalë e mediave rozë vazhdojnë të jenë dy reperat, Noizy dhe Cllevio. Pasi doli nga qelia dhe pas sh erreve të shumta, ky i fundit ka vendosur të kërkojë falje. Madje e ka konsideruar Noizyn, maja e piramidës.

“Nuk po iki nga përgjegjësia. Noizy, do të them bello kur të puth në faqe dhe ti nuk do ma marrësh për keq. Do të gjej një pseudonym të bukur. Mua më pëlqen të më thërrasësh ‘Gango’. Dhe ty kur të them ‘Bello’ do të të puth. Po ta thash do ta them se je king. Unë kam frikë se mos dashurohet edhe e dashura ime me ty. Dua të them se ty të shikon femra dhe dashurohet me ty. Vëri gishtin njërës ti dhe ajo dashurohet direkt.

Unë të njoh dhe ti më njeh, virtualisht. Unë Arkimedin prapë nuk ta shesë dhe nëse ai të mërzit ty. Unë jam më i mirë se ti dhe Arkimedi, por më budallenj se ju. Ti je shumë i mirë, je maja e piramidës. Po hajde ma mbush mendjen mua. Kur të kem unë 4 milionë dollar do më njohësh se çfarë dhuratash do të bëj unë ty. Kapitenit tuaj i kërkoj falje për familjen, Crax për këtë shokun, ty Dulla jo. Noizy mendoje mirë”, u shpreh Cllevio në një live në “Tik Tok”.

Ndërkohë, lidhur me këtë ka reaguar Noizy, i cili i ka kërkuar atij të qetësohet dhe të mos flas broçkulla. “Uroj të qetësohesh sepse përvec vetes dhe shoqërisë tate, e marr në qafë gjithë familjen dhe miqtë e tu të afërt, që thua shumë i do.

Janë të gjithë me zemër të ngrirë se çfarë do brroçkëllisësh ti në live e radhës, duke argëtuar kalamaj dhe njerëz të smirt në internet, sepse të jesh i sigurt që njerëzit e mëdhenj dhe të hajrit nuk të ndjekin kur ti vetëm shan dhe ofendon, a e din pse? Se nuk është naj gjë e bukur e naj gjë e rrallë, a ka mundësi të bësh art?

Harxhoje energjinë duke bërë diçka të hajrit sepse ato që ke bërë deri tani janë për të argëtu kalamaj dhe idiotat që gëzon kjo tokë…Unë ende s’kam besim te ti gjithsesi shofim, të jesh mirë. Mos rri në live sepse ato janë për të lënë njerëzit duke parë ekranin e një telefoni, bota ka më shumë se Instagram &TikTok, fix ur self young man”, ka shkruar reperi në Instastory.