Claudia Nainggolan rrëfen luftën me kancerin: “Kam shpresuar se ishte vetëm një makth!”

Gruaja e një prej futbollsitëve më të njohur të Interit, Radja Nainggolan, ka rrëfyer ditën e sotme për herë të parë se po lufton me kancerin. Claudia Nainggolan, me anë të një postimi të gjatë në Instagram, ndër të tjera thotë se prej 1 muaji kur zgjohej në mëngjes ka shpresuar se ishte thjesht një makth, por tani është koha për të filluar sfidën më të vështirë të jetës së saj, kimioterapinë. “Prej 1 muaji jam zgjuar në mëngjes duke shpresuar se ishte vetëm një makth. Por jam zgjuar çdo mëngjes dhe kam kuptuar se po jetoj brenda një makthi. Shpresoja se kjo ditë do të ishte shumë e largët, por nuk ishte e shkruar kështu. Ditët kanë kaluar, po ashtu dhe lumturia ime…Prej sot do të nis një kapitull të ri në jetën time, kimioterapinë. Dhe kush do ta kishte thënë se Klaudia, për herë të parë në jetën ë saj, do të kishte frikë që të niste një ditë të re…Frika është një mirëkuptim. Cfarë mund të them, pas shumë lotësh, është koha që ta luftoj këtë bishë të tmerrshme. Falenderoj megjithë zemër familjen dhe miqtë e mi, që më kanë ndihmaur ta shijoj në maksimum këtë muaj pushimi, duke më dhënë të gjithë forcën dhe pozitivitetin që më duhet për ta përballaur këtë…por mbi të gjitha sepse kanë mundur që të përballojnë ndryshimet e mia të humorit, shkruan Lapsi.al. U uroj shumë fat atyre që po jetojnë të njejtin makth si unë! Kurrë mos e humbisni buzëqeshjen tuaj!”