Clara Chia shtatzënë me Pique? Reagimi i Shakirës!

Tradhëtia e Gerard Pique me 23 vjecaren Clara Chia Marti, e cila punonte në kompaninë e tij, e lëndoi pamasë Shakirën, e cila i dha fund menjëherë lidhjes me futbollistin e njohur spanjoll. Megjithatë, ajo nuk e la me aq, por nisi një luftë publike kundër tij, e cila vazhdon ende.

Por së fundi po qarkullon një lajm që mund t`ia ketë shtuar artistes dhimbjen e të gjithë situatës së krijuar. Sipas gazetarit Gustavo Ceriani, Clara mund të jetë shtatzënë dhe Pique do të bëhet kështu baba për herë të tretë.

Dyshja është filmuar bashkë në një farmaci duke blerë një teste shtatzanië, dhe farmacisti ia tregoi vetë episodin Cerianit.

Pique ka dy djem me Shakirën, Milan dhe Sasha. Lajmi ka qenë shokues për fansat e Shakirës, ndërsa ajo vetë deri tani ka heshtur për këtë gjë e nuk ka bërë asnjë koment.