Ç’kërkonte Kendall Jenner mbrëmë me ish-të dashurin e saj? (Pamjet)

Mbrëmjen e kaluar u mbajt një festë pas ceremonisë së “Brit Awards”, ku morën pjesë personazhe të famshëm të showbiz-it.

Mes tyre ishte e pranishme edhe ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, Kendall Jenner, e cila mori vëmendjen e veshur me një jumpsuit në ngjyrë bizele.

Kendall-2

Gjatë mbrëmjes, modelja u pa në shoqërinë e ish-it të saj, Harry Styles dhe të gjithë pyetën veten se ç’kërkonin ata sërish me njëri-tjetrin.

Hera e fundit që Kendall dhe Harry u panë bashkë ishte shtatori i kaluar, kur ishin në një darkë së bashku në Los Angeles.

Kendall-3

Prej më shumë se katër vitesh, ata kanë pasur një histori të gjatë ndarjesh e ribashkimesh dhe Harry ka qenë gjithmonë fiksimi i Kendall, mirëpo këngëtari nuk ka qenë asnjëherë tepër i përkushtuar në marrëdhënien me të.

Dyshja u pa duke biseduar e duke qeshur gjatë natës, teksa ishin edhe në shoqërinë e disa miqve të përbashkët.

U bëmë kuriozë të dimë si do të vazhdojë “telenovela” e tyre.