Ç’kanë njerëzit me topuzin e Brad Pitt-it?
Brad Pitt merr gjithmonë vëmendjen, por këtë herë të gjithë sytë i kishin tek topuzi i tij. Aktori 57-vjeçar u shfaq në çmimet Oscar me një kostum të zi dhe flokët e kapur topuz, duke rikthyer kështu stilin e tij të vjetër. Menjëherë vërshuan statuset në Twitter që komentonin topuzin e Pitt dhe faktin që flokët e tij shkëlqenin.
“Bëra një mask për flokët, mora dhe vitamina për shkëlqim dhe prapë mendoj që flokët e mi nuk duken aq me shkëlqim sa topuzi i Brad Pitt”-shkroi një përdoruese e Twitter.
“Brad na riktheu në vitet ’90 me këtë look”-shkroi një tjetër.
Por kishte dhe nga ata që e kritikuan aktorin, i cili nuk e ndihmoi kolegen Yuh-Jung Youn të zbriste nga skena.
“Brad Pitt harxhoi më shumë kohë të bënte një topuz sesa të ndihmonte Yuh-Jung Youn të zbriste nga skena”.