“Ç’ka Xhesuri më shumë se unë?”, moderatori shqiptar në konkurrencë me Kivanç Tatlitug

Albi Isakaj është ish-moderatori i InTv, të cilin sezonin e kaluar e pamë çift me Ana Likën në speklaklin e kërcimit “Dance with me”. Nuk dihet me çfarë projektesh është angazhuar këto kohë, ndërkohë që ka tërhequr vëmendjen me një postim të fundit në rrjetet sociale. “S’e kuptoj ça ka Xhesuri më shumë se unë”, shkruan ai poshtë selfies ku duket se po hyn në konkurrencë sa i takon protagonistit të serialit “Xhesuri dhe e bukura”, Kivanç Tatlitug. Dihet që aktori i famshëm turk Kivanç edhe pse ndryshe nga Albi është biond, njihet për pamjen e tij karizmatike duke rrëmbyer zemrat e shumë fanseve në Turqi dhe jashtë saj.