Ç’ka Irina Shayk me Michele Morrone dhe pse po puthen kaq me pasion

Irina Shayk dhe Michele Morrone u panë duke u puthur në publik në Napoli. Për ata që u gëzuan kot duke menduar se kemi një çift të ri në horizont, qartësisht motivi i puthjes së nxehtë ishte puna. Dyshja po xhironte një fushatë për Dolce & Gabbana dhe aq.

Ç’ka Irina Shayk me Michele Morrone dhe pse po puthen kaq me pasion

Shayk, 39 vjeçe dhe Morrone, 34, siç pritej, dhanë goxha nga vetja për një reklamë. Puthje me të gjitha kriteret dhe më pas ndarje me të qeshura, si aktorë që mbaruan një skenë të vështirë.

Ç’ka Irina Shayk me Michele Morrone dhe pse po puthen kaq me pasion

Irina mbante veshur një bluzë të tejdukshme dhe një fund të zi. Michele, me kostumin e përhershëm të meshkujve që duan të lënë përshtypje. Kjo është hera e parë që dyshja shfaqen bashkë në një projekt të tillë, edhe pse të dy janë emra të vjetër për Dolce & Gabbana-n.

Ç’ka Irina Shayk me Michele Morrone dhe pse po puthen kaq me pasion

Morrone, nga ana tjetër, e ka treguar shpesh se “kimia në set” është një nga talentet e tij. Pak kohë më parë, thashethemet e lidhën me Megan Fox, pas një videoje që s’ishte krejtësisht “profesionale”. Përfaqësuesi i tij e mohoi, por rrjeti e kishte bërë të vetën.

Ç’ka Irina Shayk me Michele Morrone dhe pse po puthen kaq me pasion

Michele aktualisht është beqar. E përsa i përket Irina-a, në shkurt pati një rindezje të vogël me Tom Brady-n, por asgjë serioze. Megjithatë, me atë puthje, edhe pse për reklamë, s’duhet t habitemi nëse gjërat ndryshojnë midis dyshes.

Anabelmagazine