Çizme, çorape leshi, golfe, tendencat e çuditshme që sollën VIP-at këtë korrik super të nxehtë
Temperaturat arritën 42 gradë këtë muaj duke shënuar një nga verërat më të nxehta, por trendet e modës mesa duket nuk pyesin për nxehtësi. Këtë muaj ç’nuk na kanë parë sytë! Prandaj ne të revistawho po jua sjellim në këtë artikull tendencat që ‘pushtuan’ personazhet tanë të famshëm këtë verë duke na bërë të kemi më shumë vapë.
Çizmet! Po, e keni lexuar mirë që në titull. VIP-at këtë verë kanë veshur çizme. Që nga Mozzik e deri tek Elvana, e cila për më tepër i ka me pupla e deri tek Adel Lami, e cila i ka prej xhinsi dhe aq të gjata sa ne po plasim duke ia parë, jo më t’i veshim.
Mirë këta, por kemi dhe Dua Lipën që na doli me çorape leshi!
Vazhdojmë me Dhurata Dorën, e cila në videoklipin e ri u shfaq me fustan golf. GOOOLF! Dhe një xhup. XHUUUP!
Era Istrefi dhe Morena Taraku na dolën me reçipeta mbi fustan dhe këmishë. Edhe tendencë e çuditshme, edhe super vapë!
Ah se harruam, me çizme u shfaq dhe Einxhel Shkira. Por jo vetëm kaq, ishte siguruar të mbulonte dhe duart me doreza të gjata.
Shpresojmë që në gusht të rikthehen shapkat me gisht dhe sandalet se ndryshe keq puna!