Çiljeta Xhilaga me unazë fejese

Ka disa kohë që këngëtarja Çiljeta Xhilaga është në qendër të vëmendjes së mediave rozë dhe publikut, për shkak të lidhjes së saj me futbollistin Alban Hoxha. Marrëdhënien e tyre ata kanë zyrtarizuar vetëm së fundmi. Para një muaji, Çiljeta zbuloi gjatë një interviste planet për martesë që ëndërronte ti realizonte në të ardhmen. Madje ajo tregoi se dëshironte shumë një ceremoni buzë detit. Pas këtyre detajeve, sot këngëtarja ka treguar për të gjithë unazën me gur të madh që mban në gisht, shkruan Panorama Plus.Në “Instastory”, Xhilaga ka postuar një foto të ëmbël të duarve të saj dhe Albanit të kapura bashkë. E sigurisht që vëmendjen e ka tërhequr unaza shkëlqyese në gishtin e saj, gjë që tregon se marrëniet mes çiftit janë bërë serioze.