Çiljeta Xhilaga në momente të vështira me të atin në spital me Covid
Babai i Çiljeta Xhilagës mësohet të jetë në gjendje të vështirë shëndetësore për shkak të infektimit me ‘Covid-19’.
Këngëtarja është parë çdo ditë në ambientet e spitali ‘Shefqet Ndroqi’, edhe pse nuk është lejuar që të qëndrojë pranë të atit në këtë moment kaq delikat, sepse të tilla jane rregullat e spitalit.
Vetë Çiljeta nuk ka ndarë asnjë detaj rreth gjendjes ekzakte të tij, duke e mbajtur vëmendjen e ndjekësve larg këtij momenti. Vetëm disa ditë më parë, e ftuar në ‘Wake Up’, Xhilaga mungoi në emision dhe këtë detaj e ndau Isli, i cili zbuloi dhe një mesazh të këngëtares e cila tregonte se kishte babain në terapi intensive.
I urojmë babait të saj shërim të shpejtë dhe kthim pranë familjes./revistawho.com