Çiljeta Xhilaga e mbajti në shtëpinë e saj, ç’i bëri Fifi këngëtares që sot nuk flasin
Siç dhe ndodh zakonisht, formula e vlerësimit të këngëtarëve që shkojnë në finalen e “Këngës Magjike” shpesh bëhet shkak që artistë të ndryshëm të kenë hatërmbetje me njëri tjetrin. Kështu paska ndodhur edhe me këngëtaren nga Kosova Filloreta Raçin (Fifin) dhe Çiljeta Xhilagën. Siç duket, Fifi nuk i ka dhënë shumë pike këngës “Hajmali” të Çiljetës në “Kënga Magjike” dhe kjo ka bërë që Çiljeta të mërzitet me të. Këtë prapaskenë Fifi e ka treguar në “Tell-all” një rubrikë në “Gazetën Shqiptare”. “Çiljeta është hidhëruar pak se i kam dhënë pak pikë tek “Kënga Magjike”. Më fal Çiljetë nuk e kam bërë me qëllim! Çiljeta është njëra prej atyre që është indinjuar një çikë kështu që unë dua t’i kërkoj falje publikisht. Unë asnjëherë nuk kam dashur që të bëj dikë të ndihet keq!”ka treguar Fifi. Shihet që mes vajzave diçka është ftohur sepse edhe në rrjete sociale, Çiljeta ka vendosur të mos e ndjekë Fifin. Kujtojmë që dy këngëtaret kanë bashkëjetuar në shtëpinë e Çiljetës, kur Fifi vendosi të linte Kosovësn për karrierë në Tiranë.