Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha dy vjet histori, brenda festës intime të çiftit


Këngëtarja Çiljeta Xhilaga dhe futbollisti Alban Hoxha e kanë mbajtur paksa në mister lidhjen e tyre. Por disa foto të çiftit po qarkullojnë në internet dhe bëhet fjalë pikërisht për festën e dy-vjetorit të lidhjes së tyre. Siç shkruajnë mediat, këto foto janë marrë nga “story-t” që çifti ka hedhur në Whatsapp, ku mund t’i shohin vetëm miqtë e tyre, por informacioni ka rrjedhur dhe fotot janë shpërndarë. Festa është totalisht intime, me tortë, tullumbace të kuqe dhe atmosferë romantike. /story.al/