Cili është Reality Show unik që po vjen në Shqipëri?

Po sikur dikush t’ju thotë që në Shqipëri është fshehur një thesar?! Mendoni sikur dikush iu fton të bëheni pjesë e një grupi gjuetarësh ku duhet të gjeni një thesar dhe imagjinoni sikur i gjithë rrugëtimi nga fillimi në fund të regjistrohet me kamera. Do të donit ta shihnit?

“Gjuetarët e Thesarit”, një produksion nga GotaNews.tv dhe Money Music Entertainment, nën drejtimin e producentit Silvi Fort, është një reality show unik i realizuar në disa nga vendet më të veçanta, misterioze dhe turistike në Shqipëri gjatë gjithë këtij sezoni veror.

Mister, sfida dhe aventura shoqërojnë në çdo moment gjuetarët tanë, të cilët e vetmja gjë që i bashkon është gjetja e thesarit të fshehur.

Producenti, Silver Topalli, i njohur me emrin e artit Silvi Fort ka sjellë në jetë një projekt ambicioz pavarësisht sfidave në realizim dhe veshtirësitë shtesë të krijuara nga situata e pandemisë. I pyetur nga balkanweb, Silvi u shpreh i kënaqur për arritjen e pritshmërive në realizimin e këtij reality show duke theksuar se ka marrë përgëzime dhe vlerësime nga profesionistë të fushës në Shqipëri dhe kolegë në Zvicër e Itali, atje ku ka fituar edhe eksperiencën e përvojën në industrinë e kinematografisë dhe muzikës.

Por, ku do të mund të ndjekim episodet e para të “Gjuetarët e Thesarit”? Për më shumë bëni subscribe në kanalin në Youtube “Gota News“.

Ndiqni rrjetet sociale në Facebook dhe Instagram @gjuetaretethesarit @silvifort @gotanews @moneymusc.ent për të mësuar televizionin ku do të transmetohet si dhe të rejat më të fundit nga “Gjuetaret e Thesarit”.