Cili është mashkulli që Arilena i thërret “baba”?!
Arilena Ara është pothuajse gjithmonë, tema e preferuar e lajmeve rozë. Ajo dhe menaxheri i saj janë përfolur shumë rreth një romance të mundur mes tyre, por një veprim i bërë së fundmi nga këngëtarja, i ka kthyer gjërat në një lëmsh të vërtetë.
Në rrjetin social, Instagram, ajo ka postuar një foto ku në të cilën shfaqet duke e puthur në faqe Popin, krahas së cilës ka shkruajtur një urim për ditëlindje, ku ndoshta shumë fansa të dyshes kanë mbetur të zhgënjyer nga kjo deklaratë.
Gëzuar ditëlindjen për njeriun të cilin me krenari me thërras Baba.
Rikujtojmë se bukuroshja e ka humbur babain e saj në një moshë fare të vogël, por ajo gjithmonë e kujton atë dhe emocionohet çdo herë.
Theshethemet për ‘çiftin’ qarkullojnë prej shumë kohësh, gjë e cila ka nisur prej festës së ditëlindjes së Arilenës, ku u mor si nata kur çifti zyrtarizoi lidhjen.
Popi ishte organizatori i festës përrallore dhe më pas ka postuar një foto duke i uruar ditëlindjen, “Happy Birthday Kiddo, trashëgimia ime përjetshme!”.
Duke shtuar dhe faktin se e ëma e Arilenës publikoi një foto me motrat Ara, ajo dhe Popin, duke e shoqëruar me shkrimin, “E bekuar dhe falenderuese për familjen time”.
Ata asnjëherë nuk e kanë konfirmuar romancën e tyre e ndoshta ky postim nga bukuroshja Ara është për t’i dhënë fund njëherë e mirë fjalëve për një lidhje të mundshme mes tyre.
Top Albania Radio