Cili është brand-i shqiptar që po arrin sukses ndërkombëtar? Koleksioni “Filiz” by Ola Gjoka flet shqip përpara mijëra syve në “Times Square”!

“OG”by ola gjoka, më 25 dhjetor ka pushtuar “Times Square ne NYC” si brandi i parë shqiptar që flet shqip dhe shihet nga sytë e miliona qytetarëve dhe turistëve.

Mes elegancës ,enigmës dhe bukurisë shqiptare, koleksioni artistik “Filiz” bëhet i pari koleksion mode që shfaqet në “Billboard”.

Po të hyni në profilin e brandit, shikoni një koleksion të kuruar në detaj, i pari i këtij lloji në Shqipëri!

“OG” by ola gjoka dhe sukseset e linjës kanë nisur më parë me  personazhe me ndikim të madh në botën e artit ndërkombtar që shkëlqejnë me krijimet “OG”.

Këngëtarë, showgirl, blogger me mbi 10 milionë ndjekës në llogarit e tyre të “Instagramit” përzgjedhin dizajnet e brandit!

Top Channel