
‘Cilës fe i takoni’, flet Blerta Rugova, ka diçka për Teutën
Pas dasmës së shumëpërfolur të vajzës së Presidentit historik, Teuta Rugovës javën e kaluar në Katedrale, Blerta Kllokoqi Rugova ka ndarë me ndjekësit mendimet e saj për kunatën dhe ka dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë për përkatësinë e saj fetare.
E pyetur nga ndjekësit “Cilës fe i takoni ju personalisht?”, Blerta është përgjigjur shkurt dhe qartë: “Myslimane”.
Ndërkohë, një tjetër ndjekës e ka pyetur për raportin e saj me Teutën, kunatën e saj të sapomartuar. Blerta është shprehur me superlativa për të, duke e quajtur “shoqe, motër në shpirt” dhe duke theksuar qetësinë, mençurinë dhe përulësinë e Teutës. Ajo shtoi se në një botë ku shumica duan të duken, Teuta zgjedh të ndihet, duke e përshkruar si një person që “qëndron e qetë kur të tjerët lëkunden”.
Blerta e mbylli mesazhin me një deklaratë të ndjerë dhe plot dashuri:
“Lum fëmijët e mi çfarë halle kanë! Lum familja Gjeloshi çfarë nuse kanë marr!”
Deklaratat e saj janë mirëpritur nga ndjekësit, duke treguar një marrëdhënie të fortë familjare dhe respekt të ndërsjellë në rrethin e ngushtë të saj. /Prive By Liberta Spahiu