
Cilat janë planet e Armend Rexhepagiqit?
Armend Rexhepagiqi është rikthyer sonte në një koncert live në skenën e Klan Arena në Klan Kosova.
Këngëtari dhuroi një performancë të shkëlqyer me hitet e tij të pavdekshme dhe të tjera.
Pas këtij koncerti, cilat janë planet e artisti?
Në një intervistë për Klan Kosova, Rexhepagiqi tha: “Planet e mia janë të përfundoj këngët për shumë këngëtarë që do të duhej të prezantoheshin në muajt në vazhdim – ka këngë shumë të bukura”.
Se për kë ka punuar artisti, e kuptojmë gjatë javëve në vazhdim./Prive.al