Cila nga vajzat do ta lërë shtëpinë këtë të premte, Beniada, Sheila apo Semi?
Nominimet u zhvilluan ndryshe spektaklin e të martës, teksa banorët do duhet të përzgjidhnin dy më pak të preferuarit e tyre nëpërmjet disa fotove.
Secili prej tyre kishte në dispozicion një zarf brenda së cilës duhet të përzgjidhnin fotot e dy prej banorëve që dëshironin të dërgonin në nominim.
Përjashtim në këtë loje bënte Donaldi si i preferuari i publikut, Iliri si i preferuari i banorëve dhe Sheila e cila si më pak e preferuara e publikut është automatikisht e nominuar për ditët në vazhdim.
Zyrtarisht, banoret që rrezikojnë eleminimin nga shtëpia e ‘’BBV’’ janë Sheila, Beniada dhe Semi. Tre vajza, me karaktere krejt të ndryshme. Të shohim cila do jetë më pak e votuara e publikut që do të lërë shtëpinë të premten.