Cila këngëtare e ftoi publikisht për njohje Romeo Veshajn, pas lajmit sa ai u nda nga Jonida Maliqi

Romeo foli për herë të parë në një intervistë për “Thumb On” për  ndarjen e tij nga Jonida Maliqi.

Një muaj më parë u përhapën fjalët se këngëtarja Xheisara e kishte  ngacumar Romeon gjatë kohës që ishte me Jonidën.

Të pakën, kështu tha Xheisara, pasi Jonida nuk i dha dritën jeshile për të kaluar në fazën tjetër të konkurrimit tek “Kënga Magjike”.

“Nuk e prisja nga Jonida Maliqi se ajo më ka mbështetur në “The Voice”. Më thoshin disa mos i ke ngacmuar Romeon Jonidës, por unë s’kam kohë të merrem, nuk kam bërë kurrë nga këto”, u shpreh Xheisara.

Romeo-2

Jonida iu përgjigj tërthorazi këngëtares nëpërmjet një statusi, ku bënte një reflektim mbi të qenurit një artist me shpirt të pastër e të lirë, teksa jepte një mesazh: Jeta vazhdon!

Por pasi Romeo deklaroi publikisht ndarjen, Xheisara i ka bërë një ftesë publike Romeos në emisionin “Ditë e Re”, duke e ftuar për t’u njohur dhe duke ngacmuar edhe njëherë këtë temë të shumëkomentuar.

“E shkreta unë atë Romeon s’e kam parë një herë në jetën time. Do t’i bëj një thirrje publike: Romeo kudo që të jesh zemër, të lutem hajde pimë një kafe bashkë se na kanë bërë dashnorë me zor”- ka bërë thirrje Xheisara, e cila ende s’ka marrë ende asnjë përgjigje nga Romeo.

Por si mund ta këtë marrë Jonida këtë mesazh?!

Burimi:/iconstyle.al/