Cikalleshi: Kjo Kombëtare i ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët. Gjasula: Më mërzit vetëm goli i pësuar
Sokol Cikalleshi u shpreh optimist për të ardhmen e Kombëtares Shqiptare pas ndeshjes së sotme:
“Ishte një nga ndeshjet më të vështira të grupit por treguam se kemi hapur një faqe të re me shpirt gare dhe me një strategji mbrojtëse shumë të mirë e me kundërsulm. Polonia ka një portier shumë të mirë dhe nuk na lejoi të shënonim por jam shumë i sigurtë se kjo skuadër i ka bërë shqiptarët të ndihen mirë dhe të besojnë në të ardhmen te kjo skuadër.
Me strategjinë që kishim bërë kishim në plan që të ishim kompaktë dhe t’i prisnim kundërshtarët. Goli mund të evitohej por Polonia nuk pati raste të tjera. Rastet i kishim por goli nuk na deshi. Ky është një proces dhe duke besuar te kjo kombëtare, besoj që jemi në rrugën e duhur”.
“Ekipi luajti mirë dhe unë u ndjeva mirë. Normalisht në fund më iku pak fuqia. Më dhemb ky rezultat por ky është futbolli. Jam shumë optimist për të ardhmen. I provuam të gjitha dhe ata në një rast shënuan por mund të barazonim në fund. Luajtëm shumë mirë edhe pse me skemë e trajner të ri”.
Jasi Asani:
“Kisha shumë emocione por shokët më qetësuan edhe pse tani jam i mërzitur për rezultatin. Trajneri më tha se duhet të vazhdoj në këtë rrugë. Besoj se është i kënaqur me paraqitjen time”.
Enea Mihaj:
“Unë mendoj të punoj dhe të jem gati gjithmonë. Besoj se kemi bërë një ndeshje të mirë dhe i gjithë ekipi ka ndihmuar në të gjitha fazat. Lewa është një lojtar shumë i madh, me cilësi dhe luan te ekipi më i mirë në botë por ne punuam të mbronim si kolektiv dhe bëmë një ndeshje të mirë”.
Ora News