Çifti “i zhdukur” Armend Rexhepagiqi & Aida Baraku/ Mikesha tregon gjendjen e tyre
Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku, çifti i dashur për publikun u bënë shumë të njohur në Shqipërinë e pas viteve ’90-të, pasi sollën risi në muzikën e kohës. Me stilin e tyre unik, zërat e mahnitshëm dhe duetet plot pasion si burrë e grua që janë, rrëmbyen zemrat e publikut për vite me rradhë. Por u bë më shumë se 10 vjet, që kur ata nuk kanë dalë në skenë me ndonjë projekt të ri, edhe pse kanë vazhduar të shkruajnë tekste dhe të kompozojnë këngë për artistët e tjerë. Pas shumë viteve, paraqitja e tyre publike ishte përmes këngëtares Loreta Kaçka, e cila paralajmëroi se po bashkëpunon me Armendin dhe Aidën, për të sjellë një projekt të ri muzikor, shkruan Info Kosova. Ajo ka publikuar disa fotografi bashkë me çiftin duke treguar gjendjen e tyre sot. Çifti i konsideruar “të zhdukur”, sipas miqve të tyre në Prishtinë bëjnë një jetë të veçuar dhe me shumë pak miq, ndërkohë që refuzojnë çdo ftesë për të qenë të ftuar në emisione apo spektakle televizive. Kujtojmë që këngë të tyre si; “Titaniku”, “Dashurinë ku e kam“, “Shkel”, “Me kilometra”, “Arusha” “Lezja”, etj, kanë mbetur në memorien e adhuruesve të tyre duke u dhënë famën e dëshiruar. /Story.al/