Çifti ‘viral’ i TikTok, thotë se është gati për fëmijë!
Gjyshja 61-vjeçare e TikTok thotë se është në një marrëdhënie me 24-vjeçarin dhe se ata janë gati të kenë një fëmijë bashkë.
Cheryl dhe Quran McCain nga Georgia janë viralë në TikTok (@kingqurannewpage), kryesisht falë diferencës së tyre prej 37 vitesh në moshë.
Ndonëse mbi 2 milionë ndjekësit e tyre nuk janë të bindur për vërtetësinë e lidhjes, ata këmbëngulin se dashuria e tyre është e vërtetë.
Korrikun e kaluar, Quran i propozoi Cheryl me një unazë që u “financua” nga fansat e tyre online. Ata janë martuar në shtator dhe ngjarja është transmetuar live për mbi 20.000 njerëz.
Tani, dyshja kërkojnë të kenë një fëmijë – me adoptim, apo me një nënë surrogate.
Cheryl thotë se shumica e familjes së saj, përfshirë nipërit, e mbështesin vendimin.
61-vjeçarja ka 7 fëmijë, nga mosha 41 deri në 29 vjeç, 3 prej të cilëve thonë se “do të ndihmojnë gjithashtu në rritjen e foshnjës së mamasë së tyre”, si dhe 17 nipër dhe mbesa.
Çifti e përshkruan jetën seksuale si “të mahnitshme” dhe të dy kanë një llogari OnlyFans.
Burimi: NY Post
Anabelmagazine