Çifti në prag të dasmës/ Miss-i rrëfen si e njohu Devis Xherahun kur ai ishte i martuar
Devis Xherahu dhe vajza fituese e “Miss Shqipëria 2009”, Ertemiona Mejdani, prej disa vitesh i gëzohen lidhjes së tyre të dashurisë. Në intervista të ndryshme ata kanë treguar herë pas here se të dy kanë një marrëdhënie shumë të fortë me njëri-tjetrin.Megjithatë për herë të parë ditën e sotme, Ertemiona dhe Devisi u shfaqën bashkë në një intervistë televizive. Ertemiona prej kohësh jeton dhe punon në Azi dhe për këtë shkak e ka të pamundur të jetë gjatë gjithë kohës e pranishme në Shqipëri. Megjithatë në emisionin ‘Rudina’, çifti ka treguar se pavarësisht distancave kanë ditur si ta ruajnë lidhjen e tyre.
Ata kanë rrëfyer edhe historinë e veçantë të njohjes mes njëri-tjetrit.Ertemiona së bashku me miket e saj kishte shkuar në një koncert të Devisit dhe aty këngëtari i kishte bërë kërkesën që ajo të merrte pjesë në një nga videoklipet e tij. Modelja pranoi, por mes të dyve në atë kohë nuk kishte asgjë. “Ishim shumë të ftohtë te videoklipi i parë. Unë nuk e çoja ndërmend të ndjeja diçka për Devisin, sepse e konsideroja mik”, – tha Ertemiona. Megjithatë një vit më vonë ata bashkëpunuan sërish dhe aty filluan shkëndijat e para të dashurisë.Tashmë që lidhja e tyre është konsoliduar, Ertemiona dhe Devisi mendojnë të shkojnë drejt altarit. Të dy kanë treguar se preferojnë që martesa të jetë shumë private, mes familjarëve dhe miqve të ngushtë. “Ajo që do bëjmë është kjo: do të jenë 10-20 veta, shtëpia, familjarët, do të shkojmë bashkë në kishë dhe pastaj do t’i hipim makinës (me ato kanoçet që trokasin), pastaj avionit dhe drejt destinacionit…”, – tha Devisi, shkruan Who.