Çifti më i ri në showbiz? Melinda Ademi në lidhje me Finem
Reperja Melinda Ademi nuk e ka aspak të vështirë të tërheqë vëmendje, por asnjëherë më parë nuk është përfolur për një lidhje të mundshme dhe si duket nuk i shmanget dot më. Përpos këngëve të reja, Melinda i mban ndjekësit e saj mjaft të “karikuar” me foto provokuese nga skena apo jeta e përditshme.
Në një postim të fundit Melinda shfaqet e mrekullueshme në një kostum rozë, të kombinuar me një zinxhir ngjyrë ari të shtrirë në pjesën e përparme.
Mes gjithë komenteve nga fansat e saj, asjo që bien ë sy është edhe një koment nga reperi Kledji Dogjani, i njohur si Finem.
“Coco Chaneli”, shkruan Finem poshtë fotove të Melindës.
Sigurisht që ky koment nuk i ka shpëtuar as Melindës, e cila ia ka kthyer “ta bëj jetën pikante”.
Mos vallë dyshja po hedhin për publikun shkëndijat e para të një lidhjeje të mundshme mes tyre?
Këtë nuk mund ta themi me siguri, por mbase një bashkëpunim mes tyre mund të vijë shumë shpejt.