Çifti më i ndjekur në “Instagram” zbulojnë sekretet: Pse na ndjekin njerëzit
Njomza dhe Rinor Kastrati janë çifti i shqiptarëve më të ndjekur në rrjetet sociale për shkak të videove gazmore dhe pa fjalor banal që realizojnë. Ata pasqyrojnë situatën reale, xhelozie, sfida dhe numërojnë rreth 400 mijë ndjekës në Instagram. Ata janë nga Kosova por që jetojnë në Zvicër. Përtej këtij pasioni, ata të dy punojnë në fushën e kontabilitetit.
Në një lidhje me “Skype” me “ABC e Mëngjesit”, ata treguan sekretet e videove, se pse njerëzit i duan.
“Ndoshta njerëzit na ndjekin sepse jemi çift edhe në mënyrë shoqërore, jo vetëm si burrë dhe grua. Jemi si në jetë të përditshme, prandaj njerëzit na duan”, u shpreh Njomza.
“Shumicën e videove nuk mundesh me sjell diçka të re, përveç se çfarë bën gjatë ditës. Se tani janë bërë të gjithë me video.
Kemi bërë shumë gjëra. Po diçka e veçantë ka qenë me 24 orë me pranga, ka qenë shumë e vështirë se unë duhet të vozisja”, tregoi Rinori.
“Me thënë të drejtën këto videot i bëjmë vetë. Varet se kush qëllon për të na xhiruar”, shtoi Njomza./abcnews.al