Çifti i të moshuarve me COVID-19 festojnë 50 vjetorin e martesës me duart shtrënguar në njësinë e kujdesit intensiv

Një çift të moshuarish në Itali kanë festuar përvjetorin e martesës në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit Murri.

Sandra dhe Giancarlo festuan 50 vjetorin e tyre të martesës më 4 prill të dy të shtruar në spital të prekur nga koronavirusi.

Por pavarësisht sëmundjes dhe respirtorëve që mbanin për të marrë frymë më mirë, ata festuan përvjetorin e dashurisë së tyre ndërsa qëndronin krah për krah në spital.

Ideja për festimin e përvjetorit ishte e infermieres Roberta Ferretti.

“Unë solla nga shtëpia dy çokollata në formë zemra dhe qirinjtë e 50 vjetorit të lindjes së bashkëshortit tim. Pritëm deri në mbrëmje sepse ishte një ditë shymë e ngjeshur. Ishte një emocion unik. Të dy pacientët shtrënguan duart,”- u shpreh infermierja.

Më pas shtoi: “Ata janë shumë të dashuruar. Ai vazhdonte pë përsëriste gjithë kohës sa shumë e donte gruan e tij. Filluam të qanim.”

Fotografitë nga ceremonia u realizuan me telefon dhe më pas iu dërguan familjarëve të Sandras dhe Giancarlos.