Çifti i ri i showbizit: Shakira dhe Lewis Hamilton po dalin bashkë!

Shakira dhe Lewis Hamilton mund t’i quajmë çiftin e ri të showbizit. Pas një sërë daljesh publike, një burim thotë People se këngëtarja dhe shoferi i Formula 1 po njihen e po flirtojnë.

“Ata po kalojnë kohë së bashku dhe në fazën e njohjes”, thotë një burim që i njeh të dy. “Është argëtim dhe flirt.”

Lajmi vjen pasi Shakira, 46 vjeç, mori pjesë në Çmimin e Madh të Spanjës F1 në Barcelonë, Spanjë ku Hamilton, 38, doli në vendin e dytë. Pas ngjarjes, dyshja dolën për darkë me një grup miqsh e më pas u panë sërish bashkë, ç’ka konfirmon se ata po njihen vërtet me njëri-tjetrin.