Çifti i njohur pas 8 vitesh i jep fund lidhjes! Arsyeja: Distanca!

Çifti i njohur i showbizit, Vanessa Hudgens dhe Austin Butler i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Dyshja ishte në një lidhje prej tetë vitesh por duket se gjithçka mes tyre ka përfunduar!

Mediat e huaja shkruajnë se shkak për ndarjen e tyre është bërë distanca.

Fansat dyshuan për ndarjen e çiftit në mbrëmjen e endërrimit të viteve dhe për Krishtlindje pasi ata nuk u panë së bashku duke festuar.

Vanesa-2

“Vanessa dhe Austin po xhirojnë në dy kontinente të ndryshme dhe distanca ka ndikuar. Gjërat kanë përfunduar paqësisht dhe dyshja vazhdojnë të kenë respekt për njëri-tjetrin”, është shprehur një burim për “E!News”.

Aktorja e “Bad Boys for Life”, 31-vjeçare, dhe aktori i “Once Upon a Time… in Hollywood”, 28-vjeç, njoftuan romancën e tyre në vitin 2011.