Çifti i njohur i showbiz-it ndahen pas shtatë vitesh martesë

Sofia Vergara dhe Joe Manganiello janë ndarë pas shtatë vitesh martesë, duke konfirmuar zërat se ata donin që martesa e tyre të kalonte një krizë.

Në një prononcim për Page Six, çifti thotë se vendimi ka qenë i vështirë, ndërsa bashkërisht kanë kërkuar të respektojnë jetën e tyre private.

“Ne morëm vendimin e vështirë për t’u ndarë. Si dy njerëz që e duam dhe kujdesemi thellësisht për njëri-tjetrin, ne kërkojmë me mirësi që të respektohet privatësia jonë në këtë moment kur hyjmë në këtë fazë të re të jetës sonë.”

Sipas një burimi tjetër, “Sofia dhe Xho janë ndarë prej disa kohësh dhe po largohen nga njëri-tjetri për të menduar për të ardhmen e tyre”.

Njoftimi i ndarjes vjen vetëm katër ditë pas ditëlindjes së Sofia Vergara-s, të cilën ajo e festoi në Itali me miqtë. Fansat e aktores bukuroshe më pas pyetën veten se ku mund të ishte bashkëshorti i saj Joe Manganiello, i cili shumë zyrtarisht e uroi atë në rrjetet sociale.

Sofia Vergara pak orë më parë ka postuar foto dhe video nga ditët e fundit të pushimeve të saj në Itali. Ajo ka veshur një ‘body’ blu dhe është zbathur. Ajo duket shumë e lumtur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sofia Vergara (@sofiavergara)

/abcnews.al