Çifti i dalë nga ‘Big Brother Albania’ bëhen prindër për herë të dytë
A e mbani mend çiftin simpatik Matilda-Fatjon nga reality show “Big Brother Albania 7”? Ata kanë krijuar familjen e tyre të lumtur dhe së fundmi janë bërë prindër për herë të dytë.
Lajmin e dhanë përmes rrjeteve sociale duke treguar se janë bërë sërish me vajzë. “Gezimi jone i dyte por i fuqishem aq sa i pari.
Faleminderit mamit Matilda Gega per keto emocione te papershkrueshme. U mbush shtepia me princesha”, shkruan Fatjoni.
Matilda dhe Fatjoni kanë marrë shumë urime nga miq të shumtë mes tyre dhe ish-banorë si Jona Kalemaj apo Valer Kolnikaj.
Matilda dhe Fatjoni janë ndër të paktët çifte që janë krijuar në ‘BBV’ dhe kanë rezistuar ende në kohë dhe jashtë shtëpisë.
Madje, ata e kanë çuar edhe më tutje dashurinë e tyre, duke u bërë me dy fëmijë. Urime Matildës dhe Fatjonit, fëmijët të kenë jëtë të gjatë.